TIRANË- Endrit Dokle është lënë i lirë nga Policia e Shtetit. Mbrëmjen e djeshme, ai u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pasi kishte dyshime se po qarkullonte në mjet me persona që kanë precedentë penale. Pas verifikimit në mjet, u zbulua se ai po shoqërohej me Fatjon Muratin. Emri i këtij të fundit ishte në listën e 6 personave ishin kërkuar të merreshin në pyetje nga Prokuroria e Kurbinit, për masakrën e Fushë Krujës.
Bashkë me Doklen dhe Muratin, ishte edhe Gentjan Reçi. Ky person, është i listuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën e Fushë Krujës, ku u vranë 3 persona, mes tyre edhe Brilant Martinaj.