17-vjeçarja Iris Sula ka fituar çmimin e parë te ‘Mam po ti 2’, një konkurs talentesh zhvilluar nga televizioni kombëtar Klan.
Iris Sula u vlerësua me çmimin ‘E Reja e Vitit 2023’ nga Infoweb Media me motivacionin: ‘Si fituese e 10 çmimeve të para në konkurse kombëtare e ndërkombëtare dhe si pjesmarrëse në mjaft festivale e programe artistike’.
Iris Sula ishte mes 12 personazheve të vitit që përzgjodhi Infoweb Media për vitin 2023.
Fakti që ajo u vlerësua me çmim të parë në një konkurs kaq të rëndësishëm dëshmon edhe njëherë seriozitetin dhe vlerësimin real që jep Infoweb Media për personazhe dhe figura të njohura me kontribute në fusha të ndryshme.
Po cila është Iris Sula dhe çfarë tregon ajo për veten?
Studioj në shkollën e mesme artistike Onufri në klasën e 12 (instrumenti flaut ) ku jam nxënëse ekselente
-Pjesëmarrëse në shumë evente e konkurse në cilat numëroj 10-ra çmime të 1-ra ndër të cilat mund të veçoj :
•Konkursin “Krajka international” ku u shpalla fituese në disiplinën kanto e mes të gjithë disiplinave muzikore
•Konkursin “Pop Talent Fest “ku u shpalla fituese e çmimit të madh midis të gjithe kategorive
•Konkursin “Vaçe Zela “në të cili u shpalla fituese e çmimit te parë
•Konkursi “Colours of Voices “ në të cilin fitova e prej të cilit përfaqësova shqipërinënë konkursin e “IFLC” duke hyrë edhe në finale me 24 shtete të botës
•“Festivalin e 56 Mbarëkombëtarë të këngës për fëmijë në Shkodër “ku u shpalla fituese e cmimit të parë
•Pjesëmarrëse në”Festën e këngës shqipëtare” 2 dhe 3
•Konkursin “Jorgjie Truja “ku ia dola të fitoj çmim të parë absolut
•Konkursin “Tirana Talent “ ku u vlerësova përsëri me çmimin e patë absolut
•Konkursin “The voice kids of Albania 3”
“Festivalin “Femijët e gëzuar “në Ferizaj ku u shpalla fituese
•Konkursin internacional “Angles of voices “ ku u vlerësova me çmim të parë
Pjëmarrëse gjithashtu në vitet e para kur u njoha me skenën në festivale te ndryshme të zhvilluara nga QKF në Elbasan ku jam vlerësuar me çmimet e para
Gjithashtu jam bërë pjesë e :
•programit “Na ishte njëherë muzika “ dhe koncerteve ,recitaleve të organizuara nga produksioni i tij
•e operës “Flauti magjik” nën organizimin e TKOB
•soliste në një prej recitalëve të TKOB
•e Festivalit të Gjirokastres 2023
E vlerësuar në moshën 12 vjeçare
nga Bashkia Elbasan me titullin “E Ardhmja E Qytetit”
Në 2022 e vlerësuar nga Forumi Rinor Europian dhe Kongresi Rinor Kombëtar si e reja që përfaqësoi muzikën në vitin kur Tirana Ishte kryeqyteti europian i rinisë
Nuk mund të lë pa përmendur edhe vitet e mia të para drejt rrugës së artit në QKF Elbasan ku jam aktivizuar dhe jam vlerësuar me çmimet e para të të gjithë festivaleve.
Së fundmi fituese e ‘Mam po ti 2’.