Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka reaguar pasi është dorëheqhur nga të gjitha funksionet politike në PD. Me anë të një postimi në Facebook, Gjekmarkaj ka deklaruar se ka vendosur që të bëjë një hap pas Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ai gjithashtu ka shtuar se duhet të ngrihet një komision për të çuar PD-në në zgjedhje të reja.
Postimi i Plotë:
Jap dorëheqjen nga funksionet politike brenda PD-së, dorëhiqem nga funksionet që mbaj. Të bëj një hap pas SB dhe LB. Ne po rrezikojmë të shuhemi, unë e ndiej dhe marr përgjegjësi. Kam ndier mërzitjen njerëzve para fytyrës sime, ua kam borxh atyre marrjen e përgjegjësive. Duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve. Të bëhet garë, gara nxjerr lider. Rroftë PD