Një 27 vjeçar me banim në Durrës është arrestuar nga policia pasi ka bërë një deklarim të rremë lidhur me një vjedhje të supozuar në biznesin e tij.
Shtetasi me inicialet K.M ka rënë në prangat e policisë pasi deklaroi se i kishin vjedhur sallën e tij të itnernetit ndërkohë që nga këqyrjet e kamerave të sigurisë u pa se diçka e tillë nuk kishte ndodhur.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Arrestohet shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kallëzim i rremë”, pasi ky shtetas ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash në një qendër interneti, po nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se ky kallëzim është i rremë.