U vendos arrestimi i tij/ Ish drejtori i RTSH kërkon lirimin në Apel

0

Ish-drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi ka kërkuar lirimin në gjykatën e Apelit të GJKKO.

Sipas avokatit Dorian Metalia, klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.

Gëllçi pretendon se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, pasi se vuan nga sëmundje që kërkojnë trajtim të veçantë dhe që nuk ofrohen në qelitë e paraburgimit. Ai ka paraqitur edhe një sërë raportesh mjekësore për të cilat thotë se provojnë sëmundjet që ai ka.

Gëlliçi u arrestua me urdhër të SPAK për mashtrim me tenderat, konkretisht një tender të vitit 2018 për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afërsisht 1 mln dollarë me TVSH.

Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu