U vetëdorëzua pasi dhunuan Klea Prengën/ Sot seancë për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj motrave Berisha, pamjet e Antonelës në Gjykatën e Tiranës (VIDEO)

0

TIRANË- Ditën e sotme mbahet seanca ndaj motrave Antonela dhe Marinela Berisha. Gjithashtu seanca ndaj dy motrave mbahet për rivlerësimin e masës së sigurisë. Siç shihet edhe në video Antonela Berisha ndodhet në hollin e gjykatës së Tiranës duke pritur nisjen e seancës.

Pas më shumë se dy muaj në kërkim Antonela dhe Marinela Berisha u vetëdorëzuan në polici mbrëmjen e kaluar. Ndaj ish-banores së BBV është caktuar masa detyrim paraqitje, ndërsa ndaj motrës së saj është caktuar “arrest me burg”.

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet, mbrëmjen e 6 gushtit 2024. Teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë. Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim. Para disa muajsh motra e Antonelës është ndarë nga partneri me të cilin ka edhe një djalë. Mariela duket se nuk e ka pranuar këtë ndarje dhe dyshon se partneri e ka tradhtuar me Klean.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu