U vra bashkë me dy nxënës në Deçan, miqtë e ish-shoferit: Nuk kishte konflikte

0

 – Miqtë e ish-shoferit Gani Gjokaj, i cili u vra të premten e kaluar në Gllogjan të Deçanit tregojnë se i ndjeri nuk ka pasur konflikte. ç

Për emisionin “Shqipëria Live” në “Top Channel”, kolegët e Gjokajt treguan se ai nuk njihej si person problematik dhe se kurrë nuk ka patur konflikte. Gjithashtu, ata refuzuan se nuk ka ekzistuar konkurrencë mes tyre si shoferë.

“Jam shofer i autobusit. Ai nuk ka pasur asnjë konkurrencë. E njoh se e kam pasur koleg. Ka qenë djalë i mirë shumë. Kurrë nuk kam dëgjuar që ka pasur konflikt me dikë”, deklaroi njëri prej shoferëve”, shprehet njëri prej kolegëve të Gani Gjokajt.

“Rast tragjik, rast si ky nuk duhet të ndodhë askund. Kjo ka prekur gjithë popullin shqiptar. Ai që ka bërë këtë krim nuk e di çfarë ka menduar, të dalë e të sulmojë një njeri të pafajshëm. E kam pasur koleg dhe kemi punuar shumë bashkë dhe nuk ka pasur asnjëherë diçka të keqe. Rast tragjik, fëmija duke iu rritur. Një tmerr që nuk duhet të ndodhë kurrë. Këtu nuk ka konkurrencë. Nuk i ka thënë asnjë nxënësi diçka. Ka qenë në gjendje që edhe paratë e veta t’ia japë. Kjo është tmerr”, thanë disa kolegë të tjerë të viktimës.

Të premten e kaluar, një person i armatosur me kallashnikov në fshatin Gllogjan të Deçanit goditi autobusin e shkollës. Nga atentati, mbetën të vrarë shoferi Gani Gjokaj, ndërsa bashkë me të humbën jetën nxënësit Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj. Policia ka vendosur shpërblim 20 mijë euro për vendodhjen e vrasësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu