AUSTRI- 10 të rinj humbën jetën tragjikisht ditën e djeshme në shkollë në Austri pasi një 21-vjeçar hap zjarr ndaj tyre. Mes viktimave është edhe një adoleshente nga Kosova. Në i afërm i familjes së viktimës, Martin Marku ka bërë me dije për “Kosova Live” T7 se vajza do të varroset në Austri.
Mark ka treguar për vendimin e familjes për të mos e kthyer trupin e vajzës së tyre të ndjerë në Kosovë, pasi sipas tyre kanë vendosur që ta varrosin atje që ta kenë më afër. Lea Bajrami është 15-vjeçarja që humbi jetën nga sulmi. Përmes një postimi në Facebook një nga familjarët e së miturës shprehet i pikëlluar për humbjen e Leas, ndërsa shpreh mirënjohje për të gjithë ata që ndajnë dhimbjen bashkë me ta.
Pas tragjedisë, Austria shpalli tre ditë zie kombëtare, ndërsa vendi është përfshirë nga një valë solidariteti mes qytetarëve dhe partive politike, zakonisht të përçara. Mijëra banorë u mblodhën në sheshin qendror të Grazit për të nderuar viktimat, ku vendosën lule dhe qirinj.