U v*ra me breshëri plumbash, si ndodhi atentati ndaj muratorit, babait shqiptar të dy fëmijëve në Itali?

0

Mbrëmjen e së dielës, një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Pizës, ku Beni Arshiaj, 37 vjeç, u vra në një atentat mafioz. Shqiptari ndodhej në furgonin e tij kur dy autorë, ende të paidentifikuar, u afruan dhe lëshuan mbi të breshëri plumbash.

Ngjarja u denoncua nga një fqinj që kishte dëgjuar të shtënat, duke alarmuar familjen e viktimës. Trupi i pajetë u gjet nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij, duke lënë pas një tragjedi të thellë për këtë familje, e cila kishte dy fëmijë.

Mediat italiane raportojnë se atentati ishte i mirëorganizuar. Beni Arshiaj, i cili punonte si murator, sapo kishte mbërritur në shtëpi dhe po dilte nga furgoni i tij kur dy persona me motor ndaluan dhe i drejtuar armën. Dëshmitarët kanë përshkruar panikun dhe britmat e gruas dhe djalit të viktimës, të cilët ishin të pranishëm gjatë ngjarjes.

Banorët e zonës, duke menduar se ishin fishekzjarre, u alarmuan nga breshëria e të shtënave. Në vendngjarje u gjetën pesë gëzhoja plumbash, ndërsa autorët arritën të largoheshin.

Prokuroria ka urdhëruar transportimin e trupit në spital, ku do të kryhet ekspertiza e autopsisë në orët në vijim. Policia ka marrë celularin e viktimës për të zbuluar nëse ka të dhëna që mund të ndihmojnë në hetimin e ngjarjes. Aktualisht, hetuesit po analizojnë kamerat e sigurisë në zonë dhe asnjë pistë nuk përjashtohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu