U vra mizorisht nga ish-burri/ Shtëpia e Hamide Magashit rrethohet nga policia, familjarët në gjendje të rëndë

0

Shtëpia e familjes së Hmaide Magashit, 35- vjeçares që u vra mizorisht nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili, mbrëmjen e djeshme në martenitetin e QKUK-së, është rethuar sot nga patrulla e Policisë. Mësohet se familjarët ndodhen në gjendje të rëndë emocionale, për vrasjen makabër të vajzës së tyre e cila për pak ditë sillte në jetë fëmijën e saj. Autori vijon të jetë në arrati, ku po punohet nga autoritetet policore për arrestimin e tij. çifti prej kohësh mësohet se ksihin probleme dhe konflikte mes tyre, për këtë arsye 35- vjeçarja kishte kërkuar urdhër mbrotje nga policia, pasi ish-bashkëshorti i saj dyshohet se e dhunonte.

Nisur nga ngjarja tronditëse, sot qytetarët e Prishtinës kanë organizuar nëj protestë me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare” që do të mbahet rreth orës 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë, Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu