U vra në sy të djalit! Ekzektuimi i Flamur Beqirit, shpallet fajtor kikbokseri

0

Anis Hemissi, 24 vjeç, është shpallur fajtor për vrasjen e Flamur ‘Alex’ Beqirit në pragun e shtëpisë së tij. Flamur Beqiri, 36 vjeç, u qëllua për vdekje në pragun e shtëpisë së tij në Battersea, në jug-perëndim të Londrës, në sy të gruas së tij që bërtiste teksa ajo mbronte djalin e tyre 2-vjeçar në prag të Krishtlindjeve 2019. E gjitha për 1.7 milionë paund.

Hemissi është shpallur fajtor por ende nuk është caktuar afati i dënimi që do të duhet të kryejë në burg. Ai u zbulua sepse bëri disa gabime, duke përfshirë përdorimin e një biçiklete ‘dizajn zonjash’ me një kosh në pjesën e përparme. Në Suedi ajo lloj biçiklete konsiderohet unisex por në Britani e bëri atë të dallohej nga të tjerët. Pasi shkoi deri në shtëpinë e shënjestrës së tij, ai qëlloi mbi të duke e lënë të vdekur në vend.

Ai u vu në shënjestër pas një grindjeje me një grup rival të krimit të organizuar të kryesuar nga Amir Mekky, 24 vjeç. Beqiri, i cili kishte kombësi të përbashkët suedeze dhe shqiptare, pretendonte se ishte në biznesin e muzikës, por ishte përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës nga Spanja, përmes Holandës dhe në Skandinavi që nga viti 2007 dhe ishte arrestuar disa herë në Evropë. Ai ishte bërë gjithnjë e më i shqetësuar për sigurinë e tij në muajt para vdekjes së tij, dhe kur darkonte jashtë ai dërgonte gruan e tij në fillim dhe ulej gjithmonë përballë derës.

Marrë nga Dailymail

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu