SHBA- Babai dhe motra e Arjana Gllafce, e cila u vra nga partneri i saj në SHBA kanë reaguar në rrjetet sociale, duke shprehur pikëllimin e tyre. Me anë të një postimi në Facebook, motra e Arjanës shkruan se do e marrë malli tmerrësisht.
“E bukura, e shtrenjta motra ime. Qofsh e parajsës. Do më marrë malli tmerrësisht”, shkruan motra e Arjanës.
Ndërkohë që babai i saj ka prekur me postimin e tij, duke e përshkruar atë se sa prind shembullor që ishte.
“Ah sa shumë u lënduam moj bir i babit, e pazëvendësueshme dhe shpirti jonë Arjana. U largove atëherë kur duhej të jetoje. Të shikoje lumturinë e djemve të tu, që aq shumë i deshe dhe u ishe përkushtuar si një prind shembullor. Shpirti ynë e di se si po durojmë këtë dhimbje të madhe dhe këtë sprovë që na dha Zoti në pleqëri. E paharruar do të mbetesh në zemrat tona dhe të atyre që të kanë njohur. Të ndritë shpirti dhe u bëftë dritë në rrugëtimin e fëmijëve të tu. E parajsës qofsh bashkë me bashkëshortin që Zoti nuk ju ndau as këtu. Qoftë i lehtë dheu! Babi dhe mami që të kanë dashur aq shumë”, shkruan ai.
Ngjarja ka ndodhur në Huntertoën. Policia ka gjetur trupat e pajetë të çiftit në banesën e tyre në këtë zonë. Sipas hetimeve, Arbeni ka qëlluar disa herë mbi gruan e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Ata kishin dy djem një 24 vjeç dhe një tjetër në moshë minorene autik. Familjarët e të dyve janë njoftuar për vdekjen.