U vra nga burri 79-vjeçar, këngëtarja kishte 2 muaj që përpiqej të…

0

dahej nga avokati Jesús Hernández para se ai ta vrsite brenda një restoranti në Mexico City. Lydya ishte duke ngrënë në një restorant japonez kur Hernández e qëlloi të enjten e kaluar.

Gazeta meksikane Excelsior raportoi se artistja e muzikës popullore iu drejtua një firme të njohur ligjore në Mexico City në prill për të filluar procesin e divorcit pas një sërë incidentesh të dhunës në familje. Si provë, ajo kishte paraqitur disa foto ku shihet me fytyrën e nxirë.

Lydya paraqiti një raport policie pasi Hernández e rrahu në dhjetor 2021. Ai gjithashtu e kishte kërcënuar me armë në një rast tjetër. Pavarësisht episodeve të dhunshme, Lydya vendosi t’i jepte martesës së saj një shans të dytë. Nuk dihet se sa kohë Lydya ishte e martuar me Hernández.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu