Prokurorët grekë kanë kërkuar ekspertizë për pikturat e bëra nga vogëlushja 9-vjeçare greke pak para se të ndërronte jetë.
Georgina, e cila dyshohet se është vrarë nga nëna e saj Roula, kishte bërë disa vizatime, të cilat tani janë në dorën e një psikologëve për fëmijë që do të analizojmë me detaje nëse përmes tyre përçohen mesazhe.
Hetuesi ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës për të analizuar nga për të pasur konkluzione zyrtare lidhur me pikturat e vogëlushes.
Megjithatë, sipas psikologëve të fëmijëve që kanë komentuar këto piktura në mediat greke, në to gjenden elementë që ngjallin emocion dhe zbulojnë qartë ndjenjat e frikës dhe ankthit të fëmijës.
Pema dhe shilarësja, koka e Minnie Mouse e ngjyrosur me të zezë, si dhe ngjyrat e errëta që përdorte Georgina për shtëpinë e saj, janë vetëm disa nga gjetjet për të cilat ekspertët kanë interpretuar dhe tashmë kanë kërkuar edhe pak më tepër kohë për të dalë në përfundime.