U zu brenda nga një masiv mineralesh – vijojnë kërkimet për minatorin në Bulqizë

0

Akoma nuk  ka asnjë shenjë nga minatori i ngelur i bllokuar një ditë më parë në një ndër galeritë në Bulqizë.

Burime për “Infowebtv.com” bëjnë me dije se prej më shumë se 20 orësh vijojnë kërkimet për nxjerrjen nga miniera të minatorit Muharrem Plaku.

Plaku mbeti i bllokuar, si pasojë e shembjes së një masivi mineralesh. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore ndërkohë që grupet e kërkimit vazhdojnë punën pa ndërprerje.

Bie masivi i mineralit në një minierë në Bulqizë, mbetet i bllokuar një punonjës

Mësohet se Plaku ishte teknik minierash pranë kompanisë KADURTEX SH.P.K.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu