U zu për politikë! Shqiptari qëllohet me thikë në qafë, në gjendje kritike për jetën

0

Vazhdojnë kërkimet për autorin që qëlloi në fyt një 38-vjeçar shqiptar pasditen e djeshme, jashtë një lokali në Piazza Baracca në Ravenna. E gjithë ngjarja ndodhi pas përfundimit të punimeve, ku shqiptari u zu me një person tjetër.

3 shqiptarë tentuan të vidhnin një apartament në Itali, pronari qëllon me armë drejt tyre, plagoset 25-vjeçari dhe braktiset në prag të spitalit nga shokët
Sipas dëshmive të para, e gjitha nisi për politikë, e 38-vjeçari nuk u përmbaj dot dhe qëlloi me shpullë personin tjetër, ende i paidentifikuar.

Më pas agresori e qëlloi me thikë në fyt dhe më pas u largua në këmbë nga vendi i ngjarjes, por vetëm disa metra më poshtë, hipi në një makinë dhe u “zhduk”. Ndërkohë që shqiptari iu nënshtrua një operacioni delikat, ndërsa gjendja e tij mbetet shumë e rëndë.

Marrë nga corriereromagna.it