U zunë për një vajzë me shkop bejsbolli e thikë, identifikohen emrat e përfshirë në konflikt

0

Identifikohen emrat e personave që u përfshinë në një konflikt të dhunshëm në Tiranë, që çoi në arrestimin e 3 personave.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Dritan Hoxha”. Pas hekurave përfunduan dy vëllezërit Besim Sokolajk, 44 vjeç, Shkëlqim Sokolaj, 48 vjeç, si dhe Edmond Gosturani, 25 vjeç.

Ndërkohë, që ata akuzohen se kanë dhunuar shtetasin Xhuljo Musa. Ky i fundit bëri edhe denoncimin në polici se për motive të dobëta, pas një sherri të ndodhur të shtunën rreth orës 13:30 në Tiranë, si fillim e kanë goditur me shkop bejsbolli dhe më pas me një thikë në krahun e djathtë.

Po ashtu është plagosur me thikë edhe Marvano Qerimi. Po ashtu Bezat raporton se sherri mes tyre kishte ndodhur për një vajzë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu