ITALI- Petro Spiro, 35-vjeçar nga Shqipëria, me banim në Firence, është dënuar me katër vite burg, pasi u kap në 4 mars nga Karabinierët e Maglie në periferi të Poggiardo me një ngarkesë të madhe hashash dhe marihuana. Mediat e huaja shkruajnë se bashkë me shqiptarin ishte dhe një 24-vjeçare nga Ukraina.
Në mars policia vuri re një furgon që i përkiste një kompanie me qira pranë një zone përballë qendrës tregtare në periferi të Poggiardo.
Të dyshimtë për parkimin e gjatë të mjetit, karabinierët iu afruan duke identifikuar fillimisht çiftin, i cili nuk gjeti dot një justifikim të besueshëm për ndalimin e gjatë. Kjo bëri që karabinierët të vazhdonin kontrollin ku dolën 63 kilogramë hashash dhe 265 marihuanë.
Në përfundim të kontrolleve malli i është nënshtruar sekuestrimit, ndërsa 35-vjeçari është shoqëruar në burg.