Pierre-Emerick Aubameyang, sulmuesi i Arsenal, është objektivi i madh i Barcelonës për të forcuar fazën ofensive në këtë ditë të fundit të merkatos së dimrit. Sulmuesi nga Gaboni udhëtoi në Barcelonë këtëtë hënë në pritje të për të përcaktuar të ardhmen e tij.
Fillimisht, Aubameyang ishte planifikuar t’i nënshtrohej një kontrolli mjekësor, veçanërisht për të përjashtuar ndonjë problem me zemrën pas infektimit me Covid-19. Mirëpo, portali ‘The Athletic’ publikoi se bisedimet mes Barçës dhe Arsenalit për transferimin e Aubameyang kanë dështuar për shkak të kërkesave të larta sa i përket pagës.
Sulmuesi fiton 350 mijë sterlina në javë dhe Barcelona atë rrogë nuk mund ta mbulojë dot për huazimin deri në fund të sezonit. Katalanasit u befasuan kur pane se Aubameyang ishte në Barcelonë. Arsyeja e udhëtimit ishte edhe sepse lojtari shkoi për të vizituar familjen e tij që ndodhet në Barcelonë.
Nëse klubi katalanas nuk ia del dot të largojë Dembelen ose ndonjë lojtar tjetër, atëherë transferimi i Aubameyang dështon.