UEFA bën Beogradin të “njoh” Kosovën… për 24 orë!

0

SERBI – Kongresi i UEFA-s në Beograd, ka treguar edhe një herë vlerat e mëdha të këtij sporti në misionin e bashkëpunimit dhe ndërlidhjen mes vendeve të ndryshme, pavarësisht historisë, politikës dhe së shkuarës… Por kjo me sa duket vetëm për një moment.

Në zemër të Serbisë, në Beograd, dje u ngrit flamuri i Kosovës, si shtet i pavarur dhe i njohur nga organizmat ndërkohmëtarë politikë dhe patjetër sportivë si UEFA.

Presidenti i FFK-s, Agim Ademi ka pozuar me flamurin e Kosovës, duke treguar edhe një herë se tashmë këmbëngulja e serbëve është një mendësi e gabuar dhe e prapambetur.

Gjithsesi ka zgjatur më pak se 24 orë ky imazh. Federata Serbe e Futbollit nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka njoftuar heqjen e flamurit të Kosovës nga ambientet e kongresit të UEFA-s.

Komunikata e Federatës Serbe të Futbollit