UEFA ka marrë një vendim ditën e sotme sa i takon thirrjeve raciste në ndeshjen eliminatore për Euro 2024, Rumani-Kosovë. Në sfidën e Bukureshtit u shfaq një baner “Kosova është Serbi” nga tifozët vendas.
Ndeshja u ndërpre për disa minuta nga arbitri për të rifilluar më pas. Rumania e fitoi sfidën 2-0 dhe Kosova luajti për shumë minuta me 1 lojtarë mangët.
UEFA vendosi sot që Rumania ta luajë sfidën e ardhshme për eliminatoret e evropianit pa tifozë. Më 15 tetor kombëtarja e Rumanisë do të presë Andorrën në Bukuresht.
Gjithashtu ndaj federatës rumune të futbollit u caktua një gjobë prej 51 mijë eurosh.