UEFA ka vendosur sot të përfundojë partneritetin e saj me Gazprom në të gjitha garat.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe mbulon të gjitha marrëveshjet ekzistuese duke përfshirë Ligën e Kampionëve të UEFA-s, garat e ekipeve kombëtare të UEFA-s dhe UEFA EURO 2024.
Ndërkohë FIFA ka vendosur të pezullojë ekipin kombëtar të Rusisë nga futbolli ndërkombëtar për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës.
Po kështu Shell do të largohet nga partneriteti me Gazprom dhe do të përfundojë përfshirjen e saj në gazsjellësin Nord Stream 2
Shell tha të hënën se planifikon të largohet nga partneriteti i saj i kapitalit me gjigantin shtetëror rus të energjisë Gazprom në dritën e pushtimit rus të Ukrainës.