UEFA ndëshkon Rusinë, zhvendos stadiumin ku do të luhet finalja e Champions League

0

Zyrtare, finalja e Champions League nuk do luhet në Shën Petersburg.

UEFA mori këtë vendim në një mbledhje të jashtëzakonshme, për shkak të situatës së krijuar nga agresioni rus në Ukrainë.

Komiteti Ekzekutiv ka vlerësuar situatën mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe në shenjë solidarizimi më popullin ukrainas, ka zhvendosur vendin ku do të mbahet finalja.

Tashmë është vendosur që finalja e madhe e Ligës së Kampionëve të luhet në Paris.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu