ZVICER – UEFA në njoftimin e saj zyrtar fillimisht kishte deklaruar se ishte në konsultim me skuadrat, se kur do të zhvillohet kjo ndeshje, me datat e mundshme më 18 dhe 19 gusht, ku përfundimisht ka triumfuar kjo e fundit.
UEFA ka zyrtarizuar përfundimisht se ndeshja mes AEK – Dinamo Zagreb, për turin e tretë të Champions League, do të zhvillohet në “OPAP Arena” për të shtunën më 19 gusht, në orën 21:45 (lokale).
Ndërkohë, ndeshja në Zagreb do të zhvillohet sipas programit, më 15 gusht në orën 21:00.
Kujtojmë se ndeshja e AEK-ut ndaj Dinamos së Zagrebit, e planifikuar për këtë mbrëmje, është shtyrë pas ngjarjeve në New Philadelphia dhe vrasjes së tifozit të AEK-ut.