ZVICER – Izraeli është gati të rikthehet në kualifikueset e “Euro 2024”! Janë hedhur hapat e parë për ndeshjet e prapambetura në grupin “I”, të cilat është vendosur të luhen në muajin nëntor.
Kështu, UEFA ka njoftuar se Izraeli do të luajë me Kosovën në Prishtinë dhe ndeshja është caktuar për më 12 nëntor. Nëse nuk ka ndonjë ndryshim në minutën e fundit, ajo do të luhet nga ora 20:45.
Tani për tani, është e sigurt që Izraeli nuk do të mund të luajë në shtëpi, derisa situata të kthehet në normalitet.
“Pas një vlerësimi të plotë të sigurisë në të gjithë territorin e Izraelit, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që asnjë ndeshje në garat e UEFA-s nuk do të luhet në Izrael deri në një njoftim tjetër.
Federatës së Futbollit të Izraelit dhe klubeve Maccabi Haifa dhe Maccabi Tel-Aviv u është kërkuar të propozojnë opsione të arenës (të cilat duhet të jenë në përputhje me rregulloret e UEFA-s) jashtë Izraelit që ndeshjet në shtëpi të përdoren deri në marrjen e një vendimi në fuqi”, ishte njoftimi. bërë nga UEFA.