Ukraina aktivizon “miniterminatorin” ndaj trupave ruse

0

Rusia në vijimësi është ankuar në lidhje me armatimin e ushtrisë ukrainase nga vendet perëndimore, por Kievi duket se e ka modernizuar edhe më shumë vijën e parë të frontit.

The Mirror ka zbuluar se robotët e vegjël të pajisur me një mitraloz 7.62 dhe që lëvizin me rrota – besohet se janë tashmë në vijën e frontit.

Kompania ukrainase Temerland ka prototipuar “vrasësin metalik” në rrota për t’u përdorur në misionet e zbulimit kundër forcave pushtuese të Moskës.

Versioni i quajtur GNOM kontrollohet nga trupa që mund të fshihen qindra metra larg. The Mirror ka sqaruar se momentalisht robotët janë duke u përdorur si një platformë vëzhfgimi dhe për transportuar pjesë të vogla të pajisjeve, por që është duke vijuar puna për ta kthyer në një makineri vrasëse.

Besohet se fillimisht ky “miniterminator” u vendos në qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia, një nga bastionet e fundit të mbrojtjes së Ukrainës në rajonin e sulmuar.

Qindra mijëra refugjatë janë larguar në muajt e fundit në qytetin e madh, i cili tani është i rrethuar nga llogoret e mbrojtjes ndërsa trupat përgatiten për të luftuar sulmuesit rusë.

Por GNOM mund të luajë një rol kyç pasi një softuer “neural” kompjuterik shumë i sofistikuar i mundëson makinës të mësojë modele dhe detyra në mënyrë që ato të mund të përsëriten.

Burimet thonë se aktualisht kontrollohet nga një tel i cili nuk mund të shihet nga lart dhe teknologjia e makinës e bën atë praktikisht të padetektueshme.

Arma e sulmit 7.62 mm me të cilën është i pajisur roboti, është e njëjta armë e kalibrit të madh si pushka AK47, e përdorur zakonisht nga trupat ukrainase dhe ruse.

Dhe motori i tij elektronik drejton një sistem rrotash 4×4 duke e lejuar atë të përshkojë më lehtë terrenin e ashpër të fushave të betejës, qofshin ato urbane apo rurale.

“Teknologjia ekziston tashmë në makinat e asgjësimit të bombave, duke i ofruar kontrolluesit mundësinë për të parë dhe drejtuar një makinë drejt kërcënimit.

Makineri të tilla janë bërë jashtëzakonisht të sofistikuara, por duket se ky GNOM është projektuar në heshtje për t’iu afruar drejtpërdrejt pozicioneve të armikut dhe për t’i spiunuar ato, ndoshta duke i lejuar ata të drejtojnë me saktësi artilerinë në objektiv, ose për të nisur dhe sulm efektiv tokësor.

Kjo gjithashtu do t’i jepte operatorit një avantazh të dukshëm në kursimin e rrezikut për jetën e trupave mbrojtëse dhe nëse paketa e mbikqyrjes është mjaft e sofistikuar, do të mundësojë që arma të hapë zjarr ose me qëllim për të vrarë armikun, ose me qëllim devijimin e vëmendjes ndërkohë që nis një tjetër sulm”, ka shpjeguar një burim për Daily Mirror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu