Ukraina dhe Rusia nisin shkëmbimin e trupave ushtarakë të kapur peng

0

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer trupat e kapur peng. Kështu deklaroi zëvendës shefi i shtabit të presidentit ukrainas, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Si rezultat i shkëmbimit, 86 ushtarakë, mes tyre 15 gra, janë “tashmë të sigurt”, citohet të ketë thënë Kyrylo Tymoshenko përmes një video-mesazh në Telegram.

Ndërkohë, Kremlini nuk është përgjigjur ende. Nuk është ende e qartë nëse Rusia gjithashtu ka rifituar të njëjtin numër trupash.

Kujtojmë se Rusia nisi aksionin luftarak në Ukrainë më 24 shkurt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu