Ukraina fillon një Kundër-Ofensiv ndaj rusve një muaj pas nisjes së luftës

0

Qeveria ruse ka nisur një kundër-ofensivë, brenda 24 orës ushtarët ukrainas kanë çliruar pesë vende që më parë ishin nën sundimin e Putinit. Qindra rusë janë vrarë, plagosur apo kapur peng në këto sulme.

Në jug, njësitë ukrainase kanë avancuar në kryeqytetin e provincës Cherson, i pushtuar nga rusët. Të dielën ata çliruan fshatin Tomyna Balka. Edhe në rajonin Sumy, në lindje të Kievit, trupat ukrainase kanë çliruar qytetin Trostianet, të cilin Rusia e kishte marrë nën kontroll që ditën e parë të luftës. Sipas BILD njësitë ukrainase madje kanë avancuar deri në kufi me Rusinë.

Edhe në qytetin e Kharkiv me një milion banorë, ushtria ukrainase ka bërë përparim. Të shtunën ata rimorën dy lagje periferike dhe fshatin Husarivka, i vendosur në një udhëkryq të rëndësishëm strategjik, të cilin Putin më parë e kishte kthyer në një fortesë. Këtu ushtria ukrainase kapi shumë automjete ushtarake ruse, përfshi tanke dhe raketahedhës të shumtë.

Në pamje shaqen ushtarët ukrainas teksa janë fotografuar afër tankeve të tyre, tregojnë gëzimin pasi kanë mposhtur një njësi ruse në lindje të Kievit. Gjithashtu diasa prej ushtarëve në Kiev ngrenë flamurin ukrainas mbi një fshat të pushtuar.

Ka shpresa të reja edhe për kryeqytetin Kiev, të cilët rusët donin ta rrethonin. Trupat ukrainase kanë çliruar qytetin Lukyanovka, 50 kilometra larg Kievit. Vetëm në Donbas, në lindje të vendit, trupat ruse kanë fituar territore. Situata është veçanërisht e rëndë në qytetin e shkatërruar plotësisht të Mariupolit. Nënkryetari i bashkisë, Serhiy Orlov tha se njerëzit aty jetojnë si ‘minjtë në mesjetë’.

Kundër ofensiva erdhi pasi trupat ukrainase, ndaluan avancimin rus në shumë vende dy javë më pare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu