Ukraina po errësohet! Zelenskyy kërkoi ndihmë, Britania e ndihmon, dhuron 500 gjeneratorë

0

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me më shumë se 500 gjeneratorë. Gjeneratorët do të ofrojnë energji për shërbimet thelbësore, përfshirë strehimoret dhe spitalet. Ata gjithashtu do të ofrojnë energji të mjaftueshme për të furnizuar me rrymë mbi 20,000 shtëpi.

Johnson tha se gjeneratorët do të lehtësojnë menaxhimin e ndërprerjeve të energjisë elektrike në të gjithë Ukrainën. Ai shtoi se ata “do të ndihmojë edhe në funksionimin e shërbimeve jetike, në mënyrë që njerëzit e Ukrainës të mund të vazhdojnë të mbrojnë vendin e tyre”

Njoftimi vjen pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i bëri kërkesë të drejtpërdrejtë Britanisë së Madhe për gjeneratorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu