Më shumë se 100 ushtarë rusë janë vrarë pranë qytetit minerar Soledar, sipas një deklaratë të Ukrainës. Zona, në lindje të vendit, është përballuar me betaja të ashpra gjatë ditëve të fundit me Rusinë që pretendon se ka marrë në kontroll Soledar natën e kaluar.
Megjithatë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e mohoi diçka të tillë, duke thënë se ishte ende nën kontrollin e Ukrainës.
Soledar do të ishte një fitore e rëndësishme për trupat ruse, pasi marrja e tij në kontroll mund t’i ndihmojë ata në sulmin e tyre ndaj qytetit strategjik ukrainas Bakhmut.