Disa persona kanë mbetur të vdekur nga zjarri që shpërtheu prej bombardimeve ruse të centralin bërthamor ukrainas, thotë Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës.
“Punonjësit po monitorojnë uzinën e Zaporizhzhia për t’u siguruar që po funksionon në mënyrë të sigurt dhe nivelet e rrezatimit aktualisht janë normale”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Por nëse ndodh procesi i ftohjes së karburantit bërthamor brenda njësive të energjisë, mund të ketë dëmtime radioaktive në shkallë të gjerë dhe rrezikshmëri të lartë, raporton BBC.
“Mijëra njerëz – përfshirë civilët që aktualisht nuk janë në gjendje të evakuojnë zonën pranë uzinës për shkak të bombardimeve dhe luftimeve të vazhdueshme”, thuhet në deklaratë.
Në përputhje me reagimin e presidentit ukrainas, ministria thotë se “një fatkeqësi bërthamore në Zaporizhzhia mund të jetë më e keqe se aksidentet e mëparshme në centralet bërthamore – si në Çernobil dhe Fukushima”.
“Rusia me vetëdije ka ndërmarrë një sulm të armatosur në lokacionin e energjisë bërthamore, një veprim që shkeli të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare brenda IAEA [Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike]”, shton deklarata.
Ministria i kërkon komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë për të detyruar trupat ruse të largohen nga zona, për të garantuar sigurinë e saj.