Ukraina-Rusisë: Forcat ruse mund të kryejnë “veprime provokuese” në Moldavi

0

Forcat e armatosura të Ukrainës, kanë njoftuar se forcat ruse do të vazhdojnë të godasin objektet e infrastrukturës së transportit në mënyrë që të pengojnë qarkullimin e mallrave në vend. Sipas BBC , trupat ukrainase njoftuan se rusët mund të kryejnë veprime provokuese ndaj Moldavisë. Gjatë 24 orët e fundit ata thonë se kanë sulmuar rajonet e Donetsk dhe Luhansk.

Disa nga pikat që kanë thënë Forcat e armatosura të Ukrainës janë :

-Forcat ruse mund të kryejnë “veprime provokuese” në rajonin e Transnistria të shtetit separatist të Moldavisë, në mënyrë që të akuzojnë Ukrainën për agresion ndaj një shteti fqinj.

-Trupat ruse vazhdojnë të kenë një bllokadë të pjesshme në Kharkiv, me granatimet që vazhdojnë në disa pjesë të qytetit

-Në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, forcat ruse kanë vazhduar të sulmojnë uzinën Azovstal, një nga fabrikat më të mëdha të hekurit dhe çelikut në vend.

-Në 24 orët e fundit, forcat ukrainase kanë zmbrapsur katër sulme të armikut në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

-Ata kanë shkatërruar gjithashtu pesë tanke, tetë njësi të blinduara, gjashtë automjete dhe tetë sisteme artilerie të armikut.

-Në një përditësim të veçantë, ushtria ukrainase thotë se forcat ruse kanë humbur rreth 19,500 personel në luftime që nga 24 shkurt.