Ukraina sulmon urën që ishte në kontroll të Rusisë në Kherson

0

Forcat ukrainase kanë goditur një urë kyçe që ishte në kontroll të Rusisë, në qytetin jugor të pushtuar Kherson.

Sipas dëshmive, pati deri në 18 shpërthime në urën Antonivskiy mbi lumin Dnipro, një nga rrugët kryesore ruse të furnizimit në Kherson, me mbrojtjen ajrore ruse kundër raketave që me sa duket nuk arriti të kapte sulmet, shkruan The Guardian.

Forcat e armatosura të Ukrainës publikuan një video një minutëshe në Telegram që supozohet se tregon gjuajtjen e raketës pak pas orës 1 të mëngjesit të së mërkurës.

Ura është nën sulm të përsëritur nga java e kaluar, pasi Ukraina është përpjekur të ndërpresë disa rrugë që Rusia mund të përdorë për të lëvizur armë të rënda brenda dhe rreth Kherson, duke përfshirë një rrugë mbi digën në Nova Khakovka aty pranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu