Ukrainë/ Lufta prek edhe futbollin, sportistët mbeten të ngujuar në hotel, kërkojnë ndihmë

0

Në një kohë kur pushtimi i Ukrainës duket se ka nisur, edhe sportistët e huaj janë duke u përballur me një situatë të pazakontë.

Pas fillimit të luftës sot atje, futbollistët kanë mbetur të ngujuar në hotele të qyteteve ku veprojnë.

Në situatë aspak të mirë gjenden futbollistët brazilianë të Shakhtar Donetsk dhe Dynamo Kyiv, të cilët janë në hotel për momentin.

Ata kanë kërkuar ndihmë nga qeveria braziliane, nga e cila kërkojnë që t’i evakuojë sa më shpejt dhe t’i rikthejë në atdheun e tyre.

Ata kanë postuar një video në rrjetet sociale, ku shihen në hotel së bashku me familjet e tyre.

Futbollistët brazilianë po shpresojnë që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje për t’u larguar nga kryeqyteti ukrainas.

Por, Qeveria ukrainase i ka ndalur lëvizjet ajrore për civilë dhe do të jetë e vështirë që ata të largohen nga vendi.

Futbollistët po përballen me probleme esenciale pasi në Ukrainë për momentin është një kaos i vërtetë.

Aty është mbyllur gjithçka, ndërsa nuk ka karburant dhe ka mungesë ushqimi e pije.

Dhjetëra futbollistë brazilianë luajnë në futbollin ukrainas dhe të gjithë ata shpresojnë që të largohen sa më shpejt nga vendi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu