Ulen temperaturat dhe shtohet shirat, termometri do të shënojë deri në 34°C, moti sot

0

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku në ditët e para të ditës deri në mesditë do të jetë mot i kthjellët, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites, do të ketë shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Këto vranësira në relievet kodrinore-malore, do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërkohë që në disa zona reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave apo stuhive do të shoqërohen edhe me shkarkesa elektrike.

Temperaturat në mëngjes do të luhaten 17-20 gradë, vlerat maksimale do të jenë me rënie 29-30°C në veri deri në 32-34°C në zonën e ulët. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 1-10 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 10-15 m/s. Valëzimi i forcës 1-2 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu