Pas “kryqëzimit” që i është bërë një prej futbollistëve të Kombëtares, reagime të shumta kanë ardhur nga personazhe VIP, të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre.
Bëhet fjalë për futbollistin Elsaid Hysaj, ku ky i fundit u komentua ashpër nëpër rrjet pasi uli kokën para topit të kundërshtarëve në ndeshjen Shqipëri-Itali, i cili preku rrjetën.
Një tjetër reagim ka ardhur dhe nga ish-finalisti i “BBV3”, Julian Deda i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të “Instagram”-it shkruan:
“Ec përpara! Askush nuk mund të ta hedh poshtë kontributin që ke dhënë dhe po jep për Kombëtaren!”.

Ndërkohë kujtojmë se teksa Nicolo Barella i Italisë gjuante topin, Hysaj u pa duke ulur kokën që të mos goditej, në vend që të ndërhynte për ta ndaluar. Kjo bëri që të bëhej objekt talljeje në rrjet, e po ashtu, të sulmohej nga tifozët, duke u detyruar të mbyllte dhe rrjetet sociale.
Megjithatë, dje ai është rikthyer në “Instagram”, duke u kërkuar falje të gjithë tifozëve për gabimin e tij.
“Ndjej t’i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptar për gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dytë që pësuam. Është e tepërt të specifikoj që ishte pikërisht gabim loje dhe vlerësim i rreme i trajektores”, shprehet ai.