Ulsi Manja paralajmëron izolime të tjera në regjimin 41 bis, kush do t’i bashkohet 8 ‘rebelëve’?

0

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka paralajëruar se në regjimin e posaçëm 41 bis do të futen dhe të dënuar të tjerë.

Gjatë një trajnimi të OSBE-së, mbi të drejtat e njeriut, për punonjësit e policisë në burgje, Manja tha se vetëm në muajin Nëntor janë 4 të dënuar që kanë lidhje me krimin e organizuar që janë futur në regjimin e posaçëm.

Sipas tij nga agjensitë ligjzbatuese po vlerësohet rrezikshmëria dhe e disa të dënuarve të tjerë.

Manja tha gjithashtu se regjimi i ashpër po funkionon për të nderprere komandimin e “ushtarëve” për të kryer krime me urdhra nga burgu.

Aktualisht në regjimin 41 bis janë izoluar 8 të dënuar Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rraja, Arber Çekaj, Arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja dhe Genci Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu