Nuk kanë munguar batutat në parlament, gjatë seancës ku në qendër të diskutimeve është situata nga energjia elektrike në vend.
Deputeti socialist Damian Gjiknuri ka “vlerësuar” humorin e Dashnor Sulës, duke e quajtur si një peqins të mirë. Por edhe deputeti demokrat nuk e ka kursyer ironinë.
Replikat në Kuvend:
Damian Gjiknuri: Dash, ke një meritë, si peqins i mirë që je, ke humor. Se po të ishte aij tjetri, varrhimësi, do të ulte kokën.
Dashnor Sula: Unë po e them prapë, unë katunar i Peqinit jam. Por të flas pas dy dragonjve, si atij që iku dhe këtuj këtu, është pak e vështirë. Më bëri përshtypje i gjithë fjalimi “ringjallja”, po mo po, pas Krishtit, ringjalljen e dytë e ka bërë Partia Socialiste me këtë plakën e vdekur të inceneratorëve.