Përpos mbështetjes Zhaklina është përballur edhe me komente negative, të cilat kanë ndikuar jo pak në gjendjen e saj psikologjike dhe emocionale.
Këtë e ka treguar vetë Zhaklina në intervistë me Bietën.
“Edhe unë ndonëse ikonë e femrës së lirë, edhe mua më duhet të luftoj për lirinë time”,-është shprehur ajo..
Aktivistja rrëfen momentet e vështira dhe thotë se shkon vazhdimisht te psikologu apo psikiatri, pasi është e vetëdijshme se akuzat dhe ofendimet që merr të lënë trauma.
“Kam qarë një natë, fjeta herët, nuk flisja dot me njeri. Të lënë trauma. Unë shkoj te psikologu, shkoj te psikiatri”.
Megjithatë, ajo thekson se nuk është penduar për mënyrën luftarake që ka zgjedhur.
“Jo. Unë e kam ditur që do të ishte e vështirë. Dua t’u them edhe të tjerëve që kjo sjellje nuk është normale. Nëse nuk të pëlqen dikush, nuk duhet t’i drejtohesh në këtë mënyrë”.
Por, profesioni, shprehet Lekatari, e pengon të ketë një bashkëshort.
“Është shumë e vështirë të kesh lidhje, me zgjedhjen që kam bërë unë tani me profesionin. Është shumë e vështirë të gjesh një burrë që pranon këtë”.