‘URANIUMI SHQIPTAR’/ Kërkimet sekrete dhe vdekja misterioze e minatorëve dhe episodi befasues që trembi inxhinierët kinezë

0

Në këtë galeri ka punuar Ibrahim Voka, i cili nuk jeton më. Ai ka humbur jetën pas problemeve shëndetësore që zënë fill tek puna për kërkimin e uraniumit.

“Gjendja e babait kur kthehej ne shtepi marrje mendesh te vjella, 4 orë pa komunikim kishin disa kritere që më vonë i morëm vesh, duhet të kishin 3 fëmijë e sipër” u shpreh Melaim Voka, familjarë minatori

Djali i minatorit të ndjerë, na tregon se çfarë kujton nga bisedat me babanë, por edhe rastet kur ka hyrë në këto galeri për ta shoqëruar, pa pasur asnjë informacion për rrezikun që iu kanoset në këto galeri. Punëtorët, as që ia kishin idenë se po kërkonin uranium.

“Vdiqën pothuajse të gjithë minatorët”, historia e mistershme e kërkimeve për uranium në Shqipëri

“Ka punuar 5-6 vite në këto miniera, fillimisht nuk kanë ditur se për çfarë bëhet fjalë, dikur më vonë kanë mësuar që kërkohet për uranium”, u shpreh Melaim Voka, familjarë minator.

Skema mbetet e njëjtë, sekreti fshihet me kujdes nga drejtuesit ndërsa punëtorët vijonin të gërmonin në galeri duke kërkuar mineralin, I cili do t’i jepte Shqipërisë një pasuri të madhe. Qëllimi ishte ta gjenin mineralin, por për nxjerrjen, përpunimin dhe shfrytëzimin e tij do të duheshin plane të tjera të cilat deri më sot ende nuk janë hartuar. Kjo, vështirë të ndodhë pasi kostoja për këtë infrastrukturë është e lartë.

“Emrat e disa minatoreve dhe rregullat ne galeri, qumeshti cigare larja e duarve”, u shpreh Melaim Voka, familjarë minatori.

Episodi befasues që trembi inxhinierët kinezë, galeritë e rrezikshme qëndrojnë ende të hapura në Muhur

Në këtë galeri, para së cilës ndodhet djali i Ibrahim Vokës ka ndodhur një ngjarje e cila i ka bërë të dyshojnë punëtorët për mineralin që kërkohet. Ekspertët kinez të pajisur me mjetet mbrojtëse dhe aparatura kanë vendosur një pajisje në ballë të galerisë dhe menjëherë ajo është djegur. Në këtë çast galeria është mbyllur dhe është konsideruar e rrezikshme. Melaimi, kujton bisedën e babait të tij me një nga drejtuesit e ekipit i cili ishte shqiptar.

‘Biseda, djegia e aparatit, vapori një muaj në det, Amerikë më kujtohet se kam qenë me babën këtu, gjeologu ka ardh këtu me aparat atë ditë ka vendos aparatin në ball të galerisë dhe aparati u dogj, nxori tym, tha babi përse u dogj, jemi afruar afër mineralit dhe u vendos mbyllja, iu vendos një kryq në galeri…’ u shpreh Melaim Voka, familjar minatori.

Kjo galeri, sot e zbuluar nga shembjet në atë kohë frikësoi ekspertët të cilët ndaluan hyrjen e punëtorëve. A është e rrezikshme? Në të shkuarën konsiderohej e tillë por çuditërisht sot qëndron e hapur.

Kjo nuk është e vetmja galeri e rrezikshme. Një tjetër, ndodhet në këtë zonë pranë përroit të Lekajve. Banorët tregojnë një histori të ngjashme me galerinë që ndodhet në Bufull për të cilën ju folëm pak më herët. Këtu kanë nisur punimet dhe kjo është hapur e para nga punëtorët.

‘Galeria e parë në këtë zonën që … është kjo galeri këtu. 6-7 sonda kanë qenë këtu, më pas kanë hapur këtë galeri, kanë hasur në uranium dhe e kanë ndërprerë punën, kanë hapur tunele të tjera ky tuneli ka qëndruar deri vonë, ka qenë kuota e fundit më pas ka ardhur kinezi dhe e ka shfrytëzuar, kanë punuar shumë por asnjë nuk jeton sot’, u shpreh Ramadan Leka, banor i Muhurit.

Brenda ka tre tunele që shkojnë në drejtime të ndryshme. Po në atë zonë më lart ishin dhe 2 galeri të tjera. Pranë tyre ka shtëpi banimi. Ramadan Leka, i cili ka shtëpinë në kodër, pranë këtyre galerive tregon se si nga miniera dilnin mbetje të rrezikshme. Ai e shpjegon me faktin se në këtë përrua më parë kishte peshq, por pas hapjes së galerisë e deri më sot nuk ka më asnjë gjallesë.

Rrëfimi i rrallë: Jam i vetmi i mbijetuar i brigadës së minatorëve të lëndës misterioze

Një tjetër minator që fatmirësisht i ka shpëtuar së keqes, është Zyber Veshi. Ai thotë se është i vetmi i mbijetuar nga më tepër se 20 punëtorë pjesë e brigadës ku bënte pjesë. Ai jeton në Sukth, në Durrës bashkë me gruan dhe fëmijët. Kur punoi në minierën e uraniumit pikërisht në këtë galeri tregon se brenda një kohe të shkurtër pati probleme shëndetësore. Ndonëse ishte vetëm 28 vjeç, pas vetëm 2 javësh punë në atë galeri ndihej i lodhur dhe i pafuqishëm.

‘Isha i ri kisha fuqi, pas 2 javesh trupi erdhi duke ra, musklatura e trupit po binte sikur me më kaop një më bllokon brigadieri me çoi ne përrua të lekaj për të punuar.. sa kam hyrë, 50 e thellë, na kapi koka na bëhej galeria si ylberi ngjyra-ngjyra, vija dinamitin e ndizja dhe ikja, 15 ditë punova 50 cm kisha ecur, bënim muhabet me njëri tjetrin shumë e fortë na ka ra krejt trupi, por të rinj hallexhinj duhej të punonim të rrisnim fëmijët kemi qenë 24 vetë, asnjë nuk jeton. vetëm unë’, u shpreh Zyber Veshi, punëtor miniere.

Ndryshe nga rregullat që funksiononin në galeritë e uraniumit në Nimçë, në galeritë e Muhurrit minatorët hynin pa asnjë lloj mjeti mbrojtës. Shpimi nuk bëhej i lagur siç përcaktohej në rregullore.

“Bëhej me shpim të lagur me martil me ajër dhe ujë, na faktikisht punonim si kafshët pa ujë, hynim në galeri dhe punonim përshkrimi i punës”, u shpreh Zyber Veshi, punëtor miniere.

Miniera e Mëzezit, studimi: U ndërtua mbi trupin e minierës, rrezikohet shembja e ndërtesave

Miniera e qymyrit në Mëzes vijoi punën deri në vitin 1993. Në dy vitet e fundit nuk ka dokumente të punës që është bërë, harta topografike apo elemente të tjera që tregojnë për proceset e punës, deri ku është ndërhyrë dhe cilat janë të dhënat.

“Në rastin konkret, kur kemi vendosjen e objekteve inxhinierike të banesave apo infrastruktura të ndryshme, kjo bëhet një problem për qëndrueshmërinë e strukturave, por dhe jetës së qytetarëve që ndodhen në sipërfaqen e tyre. Përsa i përket pjesës mjedisore ne mund të themi që nëse një minierë nuk është e izoluar, e mbyllur dhe e kapsuluar hermetikisht atëherë ajo do të jetë gjithmonë active”, shprehet profesori Klodian Skrame.

Një raport studimi i realizuar në vitin 2007 në këtë zonë nxjerr në pah problematika të shumta dhe shqetësuese për banorët, ndërtesat e zonën në tërësi. “Vlerësimi i levizjeve te truallit nga ndikimet minerare

në rajonin e Mëzezit dhe segmentin e Autostradës Tiranë – Durrës pranë kësaj miniere”, tregon se shtresat e qymyrit me dalje në sipërfaqe kanë një pjerrtësi të madhe.

“Punimet minerare në minierën e Mëzezit janë kryer në një vendburim qymyri me kushte gjeologo – minerare specifike. Shtresat e qymyrit, me dalje në sipërfaqe, kanë pjerrësi të madhe rreth 80 gradë dhe janë të mbuluara nga disa shtresa të holla ronorësh pa vazhdimësi të qartë dhe të paqëndrueshëm. Këto ndikojnë kryesisht në dëmtimin e rrjetit të ujërave nëntokësore, ndryshimet fizike të terenit, si rezultat i uljeve të terenit mbi zonat e shfrytëzuara, si dhe ndotjen e mjedisit nga hedhja e mbetjeve sterile të nxjerra nga nëntoka. Ndonëse janë evidentuar si problematika masat e marra janë minimale”, thuhet në studim.

Banorët kanë mbushur një pjesë të dukshme të galerive me materiale të dala nga miniera. Dëmtimet e ujërave nëntokësorë e sipërfaqësor, ndotja e mjedisit si dhe thyerje e çarje të terrenit janë konstatuar dhe rilevuar, por pa marrë ndonjë masë mbrojtëse.

“Ajo që është vënë re që në momentet e para është krijimi i atyre që quhen gavitete apo gropa mbi trupin e kësaj miniere. Mund të themi që kemi dy lloj problematikash, problematika inxhenierike dhe mjedisore”, tha Skrame.

Veçoritë gjeologo minerare të takuara në këtë minierë mund të sjellin një impakt negativ edhe në ditët e sotme. Për shkak të shembjeve të galerive mund të ketë spostime të strukturave të ndërtesave, pavarësisht se në disa zona masivi i nënshfrytëzuar nga nxjerrja e qymyrit është ngjeshur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu