TIRANË- Kryeminitri Edi Rama ka bërë disa batuta me fëmijët gjatë inagurimit të teatrit të Kukullave ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij, Rama u kërkoi fëmijëve që të rriten duke parë sa më pak parlamentin shqiptar deri në momentin që të mos e evitojnë dot më. Po ashtu Rama theksoi se fëmijët duhet që t’i shohin ligjvënësit si ato kukullat që mbahen larg.
“Ju kërkoj ndjesë, sepse sot kanë ardhur në teatrin e kukullave dhe nuk kanë ardhur të shohin në skenë kukulla si puna ime, por mbase po të më konsideronin një kukull mund të ndihem pak më mirë, sepse përndryshe do ndihesha pak më keq. Këtu ka qenë parlamenti shqiptar dikur. Unë uroj që ju të rriteni duke parë sa më pak parlamentin shqiptar, derisa kur të mos keni mundësi ta evitoni. Por përsa kohë keni mundësi ta evitoni, ju lutem shumë ju fëmijë të në konsideroni kukulla dhe të silleni me ne si me kukullat, por ndryshe nga kukullat tuaja që juve i merrni afër, i përkëdhelni, ne na konsideroni si ato kukullat që të mbahen larg, që futen në skenë për të krijuar një atmosferë shqetësimi”, tha Rama.