Ushqim i prishur dhe kushte çnjerëzore/ Prokuroria italiane hetim qendrës së emigrantëve në Milano

0

MILANO- Policia Financiare e Milanos po kryen, në emër të Prokurorisë, kërkime në një qendër ku qëndrojnë emigrantët në Milano (CPR), si pjesë e një hetimi për mashtrim me furnizimet e ushqimeve si dhe mirëmbajtjen e qendrës, shkeljen e rregullave të ankandeve, që do të ishte, sipas hipoteza hetimore, e kryer nga kompania që ka fituar kontratën për menaxhimin e qendrës. Akuzat bien drejpërsëdrejti mbi kryeministren Giorgia Meloni, e cila sipas Aleancës të Gjelbër të Majtë qendrat e krijuara për emigrantët janë si burgje, të cilat vlejnë miliona euro.

“Le të themi se qendrat e riatdhesimit janë burgje të vërteta dhe duhen shfuqizuar, CPR-të janë një dështim i plotë dhe janë gjithashtu të shtrenjta, por qeveria Meloni jo vetëm që vazhdon të shpenzojë miliona euro në vit për t’i mirëmbajtur ato, por po mendon të ndërtojë të reja të reja, më të ngjashme, në burgje dhe më çnjerëzore se ato aktive, duke i eksportuar në Shqipëri”, tha senatorja e Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë, Ilaria Cuçhi.

Ndërkohë, sipas hetimit, emigrantët jetojnë në kushte çnjerëzore, me ushqim të prishur e pa kujdes shëndetësor.

“Objekti shëndetësor, me mjekë dhe infermierë, është absolutisht i pamjaftueshëm, mungesë medikamentesh dhe vizitat e mjekëve për emigranët me epilepsi, hepatit, tumor në tru dhe patologji të tjera të rënda mungojnë. Mbështetja psikologjike dhe psikiatrike është e pamjaftueshme dhe i ofruar nga staf që nuk e di gjuhën e tyre. Emigranët jetojnë në një objekt me dhoma dhe banja të pista, në kushte të turpshme, të cilëve u shërbehet ushqim me erë të keqe, të prishur, të skaduar”, shkruhet në dekretin e inspektimit të CPR në via Corelli në Milano të cilin Prokuroria po e heton.

Sipas akuzës, kompania që menaxhon Qendrën, Martinina Srl, nuk ka ofruar shërbimet e parashikuara në njoftimin e tenderit, duke filluar nga kujdesi shëndetësor deri te menaxhimi dhe pastrimi i mensës. Më tej, për të fituar tenderin, sipas hipotezës hetimore është paraqitur dokumentacion i rremë.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu