Franca ka thënë se ushtria e saj e ka vrarë udhëheqësin e grupit ekstremist Shteti Islamik në Sahara.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se Adnan Abu Walid al-Sahrawi “u neutralizua nga forcat franceze”.
“Ky është një sukses tjetër i madh në luftën tonë kundër grupeve terroriste në Sahel”, tha Macron përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Franca nuk njoftoi për vendin dhe kohën se kur u vra al-Sahrawi.
Shteti Islamik në Saharanë e Madhe vepron në ish-kolonitë franceze të Burkina Fasos, Malit dhe Nigerit.