Ushtari ukrainas kërcënon luftëtarët çeçenë: Do luajmë futboll me kokat tuaja

0

Një ushtarak ukrainas u është drejtuar pa frikë luftëtarëve çeçenë që janë dërguar për të luftuar në krahun e pushtuesve rusë. Në një video të publikuar, pjesëtari i forcave të armatosura ukrainase thotë se luftëtarët më të mirë çeçenë u vranë gjatë luftës Rusi-Çeçeni. Sipas tij, çeçenëve u kanë mbetur tashmë luftëtarë jo të zotë. Ai premton se forcat ukrainase do të luajnë futboll me kokat e tyre.

“Ushtarët tuaj më të mirë vdiqën duke luftuar kundër Putinit. Më të paaftët tuaj erdhën në Ukrainë për të luftuar kundër nesh. Ne do luajmë futboll me kokat tuaja”, thotë në video drejtuar luftëtarëve çeçenë ushtaraku ukrainas.

Ramzan Kadirov, lideri i çeçenëve dërgoi 12 mijë luftëtarë nga vendi i tij për të luftuar në krah të Rusisë në Ukrainë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu