UKRAINË- Ushtria ukrainase ka rimarrë në kontroll ishullin e Gjarpërinjve pasi forcat ruse u larguan.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga momenti kur forcat e Ukrainës rimarrin nën kontroll ishullin strategjik në Detin e Zi. Rusët kanë lënë pas armatime, municone dhe mjete të blinduara në ishull.