Ushtria serbe në gjendje gadishmërie në kufi me Kosovën, pret urdhrin e Vuçiç

0

Njësitë e Ushtrisë së Serbisë janë në gjendje gatishmërie afër kufizimit me Kosovën, në Rashkë dhe në Novi Pazar.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, kjo gjendje gadishmërie është bërë për të përçuar mesazh se serbët janë “të gatshëm për t’i mbrojtur njerëzit e vet”.

Stefanoviç e quajti “fatkeqësi” lajmin e përhapur në media për dhunimin e dy banorëve serbë, por që më pas u përgënjeshtrua si lajm i pavërtetë.

Ministri ka thënë për një gazetë serbe se “nuk do të ndërmarrin një sulm ndaj Kosovës deri në momentin kur kjo nuk do të jetë e nevojshme” por, sipas tij “sapo të marrin urdhër ata do të jenë të gatshëm për të mbrojtur qytetarët e vendit të tyre”.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu