Ushtria e Ukrainës pretendonse Rusia ka shteruar shumicën e rezervave të saj operacionale në përpjekje për të kapur Kievin dhe tani po merr rezerva nga divizione të tjera. BBC shkruan se në një postim në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura shton se trupat ruse kanë arritur të rrethojnë qytetin port të Mariupolit.
Banorët e Mariupolit kanë përshkruar një breshëri të pamëshirshme bombardimesh ndërsa forcat ruse përpiqen të kapin qytetin. Ushtria ukrainase shton se një grup ushtarësh rusë janë tërhequr nga bazat detare në Detin e Zi, megjithëse ata vazhdojnë të përgatiten për zbarkimin e marinsave në Zatoka.





