Ushtria ukrainase: U kemi shkaktuar shumë humbje rusëve në Kherson

0

Ushtria ukrainase thotë se kundër ofensiva në rajonin jugor të Khersonit vazhdoi të dielën, me sulme ajrore dhe artileri kundër forcave ruse.

Komanda Operacionale e Ushtrisë Jug tha se forcat ajrore kryen 21 sulme, ndërsa “njësitë e raketave dhe artilerisë vazhdojnë të kryejnë intensivisht misionet e zjarrit. Kalimet nëpër lumenjtë Dnipro dhe Inhulets janë nën kontroll.

Komanda tha se rusët kishin humbur gjashtë tanke dhe pajisje të tjera, duke përfshirë nëntë obusi.

Një depo municionesh në Tomyna Balka dhe një vendkalim ponton pranë fshatit Lvove u shkatërruan gjithashtu, si dhe posti komandues i Ushtrisë së 35-të në rrethin Kakhovka, tha ai.

Por Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës vuri në dukje se forcat ruse vazhduan të kryenin operacione mbrojtëse, duke sulmuar më shumë venbanime në veri të Khersonit me sulme artilerie dhe ajrore.

“Pas granatimeve intensive nga Forcat e Mbrojtjes të zonave ku armiku është i përqendruar në rajonin e Khersonit, pushtuesit rusë vendosën një ndalim të lëvizjes së banorëve lokalë. Në veçanti, njerëzve u ndalohet të kalojnë lumin Dnipro si me ura ashtu edhe me mjete ujore”, shtoi Shtabi i Përgjithshëm.

Administrata ushtarake e rajonit Kherson tha se në mes të luftimeve, pjesa më e madhe e rajonit ishte përsëri pa energji elektrike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu