Ushtroi dhunë fizike ndaj partneres, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Greqi

0

GREQI- Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Heraklion të Greqisë. Bëhet me dije se 31-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj partneres së tij ditën e djeshme.

Sipas dëshmisë së 38-vjeçares shqiptare, partneri i saj e ka dhunuar fizikisht duke i shkaktuar dëme fizike, gërvishtje në trup si dhe mavijosje. Rasti i rëndë po hetohet nga Zyra kundër Dhunës në Familje pranë Departamentit të Parë të Policisë Heraklion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu