Ushtronin dhunë në familje, aksidente/ Arrestohen dy persona në Krujë

0

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona ndërsa ka proceduar penalisht dy të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Policia ka vënë në pranga dy persona për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike, si dhe për shkelje të rregullave të qarkulllimit rrugor. Një 42-vjeçar në Krujë është arrestuar pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, ndërsa një 26-vjeçar është prangosur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërsa një 26-vjeçar banues në Tiranë është proceduar pasi është përplasur me një kamion.

Njoftimi i Policisë
Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas dhe procedohen penalisht dy të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, ndaluan 1 shtetas për veprën penale “Dhuna në familje”

J. H., 42 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E. H., 30 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, arrestuan 1 shtetas dhe proceduan 2 te tjerë për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit”.

U arrestua shtetasi A. T., 26 vjeç, banues në lagjen Nr.14, Durrës, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Ford” me drejtuese shtetasen Xh. M., 23 vjeçe.

U procedua shtetasi M. Sh., 24 vjeç, banues në Shkafane, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin e tij është përplasur me mjetin tip “Soul” me drejtues shtetasin L. M., 45 vjeç.

U procedua shtetësja F. B., 26 vjeç, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Nissan” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip kamion, me drejtues shtetasin G. M., 60 vjeç,

Si pasojë e përplasjes të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen nën kujdesin mjekësorë.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu